Lajme

Vela për sanksionimin e drejtuesve të Republikës Srpska: Mesazh i qartë për “prishërsit e paqes në rajon”

07/31/2023 21:50
nga:G C

Shefi i kabinetit të presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela ka thënë se ShBA-të kanë sanksionuar udhëheqjen e Republikës Srpska për “përpjekjet e tyre sistematike për të minuar Bosnjën dhe Hercegovinën”.

Sipas Velës, kjo është duke rrezikuar kështu paqen dhe stabilitetin në rajonin më të gjerë.

“Shtetet e Bashkuara sanksionojnë udhëheqjen e Republika Srpska për përpjekjet e tyre sistematike për të minuar Bosnjën dhe Hercegovinën, duke rrezikuar kështu paqen dhe stabilitetin në rajonin më të gjerë”, shkruan Vela.

Ai ka thënë se ky është mesazh i qartë për të gjithë “prishësit në rajon që bëjnë kërkesën e Rusisë”.