Showtime

Vedati-Xhulit: Ka njerëz me intriga që kapen me ty vetëm pse ti din t’i bësh gjërat më mirë

02/01/2023 23:30
nga:G B

Banori i shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, Vedati e ka këshilluar Xhulin se si të sillet në debate me banorët e tjerë në shtëpi.

“Ka dikush intriga në kokë të vet pse ti din t’i bësh gjërat mirë hajt të kapemi aty tek ti, vetëm luaj ‘shllajfin’, është shumë ‘cheap’, në muhabet ka tema më të mençura për të diskutuar, kjo e ushqimit është bërë bajat më”, i ka thënë Vedati, Xhulit.

Ndërkaq Xhuli është pajtuar me mendimin e Vedatit duke thënë se banorët kanë debate me nivele të ulëta dhe të bazuar në inate personale.

“Niveli i argumenteve duhet të jetë më i lartë, ata më kapen vetëm pse e kam marrë rolin e ‘lidershipit’ në shtëpi. Problemi nuk është tek ushqimi, problemi jam unë”, ka thënë Xhuli pos tjerash.

Formatin televiziv Big Brother VIP Kosova mund ta ndiqni në platformat: ArtMotion, Kujtesa dhe NimiTV.