Showtime

Vedati ngjallë të qeshura me batutat e tij teksa plotëson ‘puzzle’

01/29/2023 23:19
nga:Gazeta Blic

Sfida me plotësimin e ‘puzzle’ ishte një sfidë jo fortë e lehtë për banorët e shtëpisë Big Brother VIP Kosova.

Por, edhe në këto momente, ishte Vedat Bajrami ai i cili ngjalli shumë të qeshura aty brenda.

“Më ka humbur busulla diçka. Kam gjetur copa të gjymtyrëve të ndryshme”, është shprehur Vedati, gjë e cila është përcjellë me shumë të qeshura nga banorët.