Sporti

Vedat Muriqi uron Distria Krasniqin: “Urime, Krenaria jonë”

07/24/2021 13:57
nga:E K

Suksesi i Distria Krasniqit ka bërë krenar çdo shqiptar në mbarë globin.

Distria Krasniqi fitoi medaljen e artë pasi mposhti në finale japonezen, Tonaki Funa, shkruan GazetaBlic Sport.

Distria mposhti japonezen, Funa, me Wazari, duke ia siguruar kështu Kosovës medaljen e parë në këto Lojëra Olimpike.

Sukesesit të saj iu gëzua edhe ylli i futbollit kosovar, Vedat Muriqi.

Ai përmes Twitter ka shkruar për suksesin e saj duke thënë: “Urime Distria Krasniqi, Krenaria Jonë”.

/GazetaBlic Sport/