Sporti

Vedat Muriqi: Nuk e kemi merituar humbjen

06/05/2022 23:31
nga:Lorik J

Kombëtarja e Kosovës ka pësuar humbje në ndeshjen e sotme të Ligës së Kombeve ndaj Greqisë.

Kosova humbi ndaj Greqisë me rezultatin minimal 0-1, me golin e Bakasetas, shkruan GazetaBlic Sport.

Pas ndeshjes, Vedat Muriqi tha se kombëtarja jonë nuk e meritoi humbjen.

“Nuk e kemi meritu humbjen edhe pse nuk kemi kriju shumë raste siç janë mësu tifozët tanë, por Greqia është një skuadër shumë e fortë. Greqia realizoi me një gjysmërast, ne kemi çaluar me ndërtu aksione”, tha Muriqi në Klan Kosova.

“Tani kemi ndeshjen tjetër, ajo pas humbjes së sotme është dyfish më e rëndësishme për të fituar”, vazhdoi ai.

“Më tha një tifoz jepe gol, jepe goll, ne duam të shënojmë gol më shumë se gjithë bota, por nganjëherë nuk ec, nuk shkon topi. I thashë veç pak respekt se ne po mundohemi të dhurojmë më të mirën. I kërkojë falje tifozit”, përfundoi Muriqi.

/GazetaBlic Sport