Skuadra e Mallorcas po vazhdon me fazën përgatitore para fillimit të ri të edicionit në La Liga, ku natyrisht kanë ambicie më të larta se sezonin e kaluar.
Mallorca sot ka luajtur një ndeshje miqësore me ekipin spanjoll, Poblense – ku ka arritur të fitoj me rezultatin e thellë 0-5.
Sulmuesi kryesor i ekipit të Mallorcas, kosovari, Vedat Muriqi ishte protagonist në këtë duel, ku arriti ta realizoj golin e fundit në ndeshje.
Muriqi realizoi gol të bukur me kokë në minutën e 86’të të ballafaqimit, duke treguar edhe njëherë formën e lartë që ka para nisjes së kampionatit të La Ligas.
Ja pamjet nga goli i kosovarit:
Vedat Muriqi shënon tjetër gol në miqësore me Mallorca-n. Sulmuesi ‘Dardan’ duket në formë fantastike para sezonit të ri. ???? pic.twitter.com/N2adR4zW5I
— LIG Sport (@lig_sport) July 26, 2023


