Trajneri i Kosovës, Alain Giresse, ka mbajtur një konferencë për media para ndeshjes me Irlandën e Veriut.
Ndër të tjera, trajneri francez foli edhe për gjendjen e Vedat Muriqit, shkruan GazetaBlic Sport.
Giresse u përgjigj se lojtari është ende në dyshim dhe se do ta ketë një test para ndeshjes për të vendosur për të.
“Pa dyshim, mungesat e lojtarëve do të sjellin ndryshime domosdo. Sa i përket Muriqit, do ta shikojmë situatën e tij sot. Shpresojmë se do të jetë gati për sfidën e nesërme”, tha ndër të tjera ai.


