Sporti

Vedat Muriqi merr ofertë nga skuadra e njohur spanjolle

01/25/2022 15:55
nga:Mergim Rreci

Vedat Muriqi vazhdon të jetë në “radarin” e disa skuadrave të ndryshme evropiane.

Sulmuesi kosovar tashmë ka pranuar një ofertë të re, ofertë kjo që vjen nga Spanja, përcjell GazetaBlic Sport.

Sipas prestigjiozes “AS”, klubi i Mallorcas kërkon të sigurojë shërbimet e sulmuesit 27-vjeçar në formën e huazimit dhe të ushtrojë të drejtën e blerjes në fund të sezonit.

Kjo është oferta e radhës në drejtim të tij, pas disa skuadrave angleze dhe italiane që kërkuan shërbimet e tij.

/GazetaBlic Sport/