Sporti

Vedat Muriqi merr një super lajm para ndeshjes me Galatasaray

09/15/2021 12:48
nga:Lorik J

Në ndeshjen kundër Galatasaray, sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi mund të fillojë nga minuta e parë për ta lënë Immobile të pushojë pak.

Pas paraqitjeve të mira në ekipin kombëtar të Kosovës, Sarri planifikon t’i japë atij më shumë hapësirë, përcjell GazetaBlic Sport.

Skuadra e tij, Lazio do të takohet me Galatasaray në Europa League të enjten me fillim nga ora 18:45.

Muriqi tregoi paraqitje të mira në Superligën e Turqisë me Fenerbahcen, andaj Sarri dëshiron që të aktivizojë atë për takimin e së enjtes.

/GazetaBlic Sport