Sporti

Vedat Muriqi me mesazh motivues për Lirinë: Nuk kam dyshim që do e kaloni edhe këtë sfidë

06/02/2023 20:50
nga:E K

Liria është shumë pranë inkuadrimit në Superligën e Kosovës.

Pas kalimit me sukses të barazhit të parë në kuadër të Ligës së Parë të Kosovës ndaj Ulpianës ku triumfoi me rezultat 3-1, Liria tani do ketë punë me Ferizajn për të arritur Superligën e Kosovës, shkruan GazetaBlic Sport.

Ish lojtari i Lirisë, tashmë yll i Kombëtares së Kosovës dhe Mallorcas, Vedat Muriqi ka dërguar një mesazh inkurajues për lojtaërt dhe klubin e Lirisë.

Përshëndetje për të gjithë. Në radhë të parë ju përgëzoj të gjithë juve, për suksesin deri më sot. Ka mbetur edhe një hap i vogël për të hyrë në Superligën e Kosovës, kështuqë unë ju urojë shumë suksese në ndeshjen e barazhit. Nuk kam aspak dyshim që do e kalojmë barazhin dhe do hyjmë në Superligën e Kosovës. Forca Liria!“, tha Muriqi.

/GazetaBlic Sport/