Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi do të zhvillojë sonte një ndeshje shumë të rëndësishme me skuadrën e tij në La Liga.
Mallorca do të luajë në transfertë ndaj Barcelonës, me sulmuesin kosovar që kërkon golin e radhës, shkruan GazetaBlic Sport.
Muriqi këtë edicion ka shënuar pesë gola në La Liga, ku ka regjistruar 19 paraqitje, kurse kishte arritur të realizonte në ndeshjen e parë të 26 shtatorit të vitit të kaluar ndaj Blaugranëve.
Ky takim luhet me fillim nga ora 21:00:
Barcelona: Ter Stegen; Kounde, Cubarsi, I Martinez, Cancelo; Gundogan, Christensen, F Lopez; Yamal, Lewandowski, Raphinha
Mallorca: Rajkovic; Gonzalez, Valjent, Raillo, Copete, Lato; A Sanchez, S Costa, D Rodriguez; Muriqi, Larin
/GazetaBlic Sport/