Sporti

Vedat Muriqi fantastik me golat e tij në Ligën e Kombeve, synon një gjë të tillë edhe në ndeshjen ndaj Rumanisë

11/14/2024 11:01
nga:Mergim Rreci

Rumania dhe Kosova do të përballen të premten mbrëma në Bukuresht në ndeshjen vendimtare për Grupin 2 të Ligës C në Ligën e Kombeve.

Rumunët kanë kapital prej tre golash nga ndeshja e parë që ishte luajtur në stadiumin “Fadil Vokrri”, ndërsa e presin me optimizëm ndeshjen me Dardanët.

Kosovës i duhen golat dhe askush tjetër nuk e bën më mirë këtë gjë se Vedat Muriqi, i cili kërkon me çdo kusht të realizojë në këtë takim.

Sulmuesi kosovar është golashënuesi i tretë më i mirë në historinë e Ligës së Kombeve me 10 gola, kurse ka synime të qarta që të jetë në ndjekje të kreut, atje ku është Erling Haaland me 15 gola.

/GazetaBlic Sport/