Sporti

Vedat Muriqi: Dua të shënojë ndaj Galatasaray

09/16/2021 10:15
nga:Lorik J

Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi pritet të luajë sonte si startues ndaj Galatasaray në Europa League.

Vedat Muriqi foli në konferencë për media para ndeshjes me Galatasaray në ndeshjen e parë të UEFA Europa League të grupit E, përcjell GazetaBlic Sport.

I transferuar nga Fenerbahce në Lazio, sulmuesi Vedat Muriqi tha:

“Stambolli është një qytet i bukur dhe është një kënaqësi e madhe të kthehesh këtu. Unë jam sulmues dhe dua të shënoj, jam gati të bëj atë që duhet të bëj. Unë kisha Covid-19 në sezonin e parë me Lazio. Po përpiqem të jem në të njëjtin nivel me shokët e skuadrës. Është e vështirë të luash si startues në një ekip që ka luajtur së bashku për 5 vjet. Unë jam gati të jap kontributin tim, pastaj trajneri do të vendosë”, tha Muriqi.

/GazetaBlic Sport