Sporti

Veç për fitoren | Kosova e mirëpret sonte Andorrën në “Fadil Vokrri”

03/28/2023 08:27
nga:Lorik J

Kombëtarja e Kosovës në futboll sonte rikthehet të luajë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Kosova do të ballafaqohet me kombëtaren e Andorrës me fillim nga ora 20:45, në kuadër të kualifikimeve për kampionatin evropian “Euro2024”, shkruan GazetaBlic Sport.

Në ndeshjen e parë të këtij cikli kualifikues, Kosova barazoi në udhëtim ndaj Izraelit me rezultatin 1:1.

Ndërkohë, Andorra humbi nga Rumania në shtëpi me rezultatin 0-2.

Kosova që ka synim kualifikimin në kampionatin evropian, sonte do të luajë vetëm për fitore, që të marrë pikët e para në këtë cikël kualifikues.

/GazetaBlic Sport