Lajme

Veç këtë mëngjes, policia ndëshkoi pesë shoferë në Ferizaj

02/18/2026 09:00
nga:Sh R

Në orët e hershme të mëngjesit të së mërkurës, patrulla e Njësisë së Komunikacionit Rrugor, gjatë kontrolleve të realizuara në rrugën Ferizaj-Gërlicë, në fshatin Varosh, ka identifikuar dhe ndëshkuar pesë shoferë për tejkalim të shpejtësisë në zonën me kufizim prej 60 km/h.

Policia ka publikuar të dhënat e shoferëve të ndëshkuar, si dhe gjobat ndaj tyre:

-E.S. (22 vjeç), me veturën VË Golf, ngjyrë e zezë, me targa vendore, është ndaluar duke qarkulluar me shpejtësi 166 km/h. Atij i është shqiptuar gjobë prej 500 euro, 5 pikë negative dhe masë mbrojtëse-heqje e patentë shoferit për 6 muaj;

-F.I. (45 vjeç), me Audi A7, ngjyrë kafe, me targa vendore, i ndaluar me 150 km/h;

-D.H. (34 vjeç), me BMË 318, ngjyrë e bardhë, me targa vendore, i ndaluar me 146 km/h;

-D.M. (24 vjeç), me Seat Leon, ngjyrë e bardhë, me targa vendore, i ndaluar me 130 km/h;

-E.SH. (19 vjeç), me BMË X3, ngjyrë e bardhë, me targa vendore, i ndaluar me 113 km/h.

Ndaj tyre policia u ka shqiptuar nga një gjobë prej 300 euro, 3 pikë negative, si dhe heqje e patentë shoferit për 3 muaj, transmeton Klankosova.tv.

Sipas njoftimit zyrtar, matja e shpejtësive është bërë me veturën inteligjente të policisë.