Feta Fetai ka mbërritur në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku do t’i nënshtrohet testeve mjekësore nesër dhe më pas do të nënshkruajë kontratat përfundimtare me Sharjah FC.
Fetai i cili luajti në Lokomotiva Zagreb dhe kishte paraqitje impresive, tani do ta vazhdojë karrierë në Emiratete e Bashkuara Arabe.
Sipas gazetarit arab, Ahmed Ragab nesër do të mbyllet marrëveshja mes palëve.
Mesfushori shqiptar do të mbajë numrin 23.
/GazetaBlic Sport


