Showtime

Vdiq në moshën 40-vjeçare, Shpat Kasapit i jepet lamtumira e fundit

11/30/2025 14:17
nga:Genita C

Shpat Kasapi është përcjellur për në banesën e fundit.

Familjarë, miq e kolegë i dhanë lamtumirën këngëtarit i cili vdiq në moshën 40-vjeçare pas një arresti kardiak.

Sot në Tetovë pati edhe homazhe për artistin, për t’u mbajtur më pas mbledhja komemorative.

Këngëtari vdiq në Itali derisa po ndodhej atje për disa kontrolla mjekësore për djalin e tij, Roelin.