11 persona u vranë dhe 18 të tjerë mbetën të plagosur pas shembjes së një ndërtese në Mumbai të Indisë që rezultoi si shkak i një shiu të rrëmbyeshëm.
Midis atyre që humbën të dashurit e tyre gjatë shembjes ishte edhe Mohammed Rafiq Siddiqui i cili humbi nëntë anëtarë të familjes së tij kur kompleksi i rezidencës u rrëzua në ndërtesën ngjitur ku ai jetonte.
“Unë u largova nga shtëpia në orën 10:30 për të marrë pak qumësht, por në kohën që erdha në shtëpi ndërtesa ishte shembur,” tha Siddiqui i cili humbi nëntë anëtar të familjes, shkruan Independent.
Kërkimi dhe shpëtimi i personave të përfshirë është duke u zhvilluar derisa autoritetet dyshojnë se ka më shumë njerëz të nën mbetje.
LEXO EDHE:
Kosova do të blejë pajisje ushtarake në vlerë mbi 5 milionë euro


