Gjashtë persona janë vrarë dhe 10 të tjerë janë plagosur sot në mëngjes, pasi një sulmi rus në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, Kharkiv.
Sipas Policisë ukrainase sulmi është kryer me dronë.
“Mëngjesin e sotëm u vranë gjashtë persona dhe u plagosën 10 të tjerë, si pasojë e një sulmi natën në rrethinën Shevçenskivski”, tha kryetari i Harkivit, Ihor Terekhov.
Terekhov u shpreh se nga ky sulm u goditën zonat e banimit, duke shtuar se “së paku nëntë ndërtesa të larta, tre konvikte, një numër i ndërtesave administrative, një dyqan, një pompë e benzinës dhe vetura u dëmtuan”.