Lajme

Vdesin 4 dhe 57 lëndohen nga shpërthimi i gazit në Izmir

06/30/2024 20:15
nga:G B

Një ndërtesë në Izmir të Turqisë u shkatërrua pjesërisht nga një shpërthim vdekjeprurës gazi të dielën, që mori katër jetë dhe la rreth 57 të lënduar.

Disa nga të plagosurit janë në gjendje kritike, tha ministri i Brendshëm turk, Ali Yerlikaya në një postim në internet.

“Zoti i mëshiroftë qytetarët tanë që humbën jetën dhe uroj shërim të shpejtë të lënduarve”, ka shkruar ai në X.