Lajme

Vdes veterani i UÇK-së që ishte edhe epror policie

02/18/2022 17:35
nga:Y I

Veterani i UÇK-së dhe eprori i Policisë së Kosovës, Avdullah Mulaj, në Deçan, është ndarë nga jeta sot.

Për këtë njoftoi i pari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, i cili edhe ngushëlloi për vdekjen e tij.

“I rëndë dhe pikëllues lajmi për ndarjen e papritur nga jeta e veteranit të UÇK-së njëherit Epror i Policisë së Kosovës, Avdullah Mulaj. Varrimi i të ndjerit bëhet nesër me datë 19.02.2022 në ora 15:00 në varrezat e fshatit Isniq. Ngushëllime familjes Mulaj,miqve dhe të gjithë qytetarëve të Deçanit!”.