Lajme

Vdes veterani i arsimit dhe UÇK-së, Fadil Shishani

03/18/2025 11:08
nga:G B

Ka vdekur Fadil Shishani, veteran i arsimit.

Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët përmes rrjeteve sociale.

Shishani shquhet për kontributin e madh në edukimin e brezave të rinj.

Ai po ashtu dha kontribut të madh për lirinë e vendit.

Varrimi i veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të bëhet sot në ora 17:00.

Ceremonia e varrimit do të mbahet në varrezat e lagjes Shishani në fshatin Dobroshec.