Ka ndërruar jetë veprimtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Metë Sadiku, raporton Gazeta Blic.
Lajmi është bërë i ditur nga Lidhja Demokratike e Kosovës.
Ata kanë vlerësuar lart kontributin dhe veprimtarinë e Metë Sadikut.
Përndryshe, ai ishte edhe luftëtar në Betejën e Koshares.
Njoftimi i plotë:
Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta, të veprimtarit të devotshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës, luftëtarit të Betejës së Koshares, kryetarit të nëndegës Ponoshec, Metë Sadiku.
Bacën Metë do ta kujtojmë përherë si njeri bujarë dhe atdhedashës i madh!
Ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe miqve, si dhe gjithë bashkëpunëtorëve të tij në LDK!
I lehtë i qoftë dheu i Kosovës!



