Lajme

Vdes ‘Tarzani’

10/24/2024 09:04
nga:Y I

Ron Ely ylli i shfaqjes televizive të viteve 1960 i njohur si “Tarzan” ka vdekur. Lajmin e bëri të ditur vajza e tij ditën e sotme.

Vajza e Ely-t, Kirsten, nuk dha shumë detaje në postim në Instagram se kur ose si vdiq babai i saj … por, ajo e kujton atë si një nga njerëzit më të mëdhenj që ka jetuar ndonjëherë dhe, një idhull personal i saj.

Ajo thotë se babai i saj gjithmonë sillte pozitivitet kudo që shkonte … duke thënë se ajo po bën çmos për të ecur hapave të babait të saj.