Ka vdekur skulptori Luan Mulliqi.
Njoftimin për vdekjen e tij e ka bërë Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës.
Mulliqi, aty ishte anëtarë korrespodent dhe sekretar shkencor i Akademisë.
Ai po ashtu ishte edhe drejtor i Galerisë së Arteve.
ASHAK, njofton se për nder të tij nesër (e hënë) do të mbahet mbledhja komemorative e cila fillon nga ora 11:00.
Ndërkaq, nga ora 11:30 fillojnë homazhet për të ndjerin.
Funerali niset nga Akademia e Shkencave në ora 13:00.
Varrimi do të bëhet në varrezat e qytetit të Gjakovës në orën 16:00.