Lajme

Vdes shoferi 60-vjeçar, u përplas me një kamion në rrugën Mitrovicë – Prishtinë

09/18/2024 13:15
nga:Sh R

Një person i moshës 60-vjeçare ka vdekur si pasojë e një aksidenti rrugor në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, saktësisht në fshatin Deberlluke.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një veturë dhe një kamion, ku shoferi i veturës ka vdekur, si pasojë lëndimeve të pësuara në aksident.

Lajmin për GazetaBlic, e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Aksident trafiku me fatalitet Rreth orës 11:55,është raportuar për një aksident trafiku me pasojë fataliteti i shkaktuar në rrugën nacionale Mitrovicë – Prishtinë përkatësisht në fshatin Deberlluke. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara në aksident ka humbur jetën shoferi i veturës viktima rreth 60 vjeçar. Njësitet përkatëse policore kanë dalë në vendngjarje dhe po zhvillojnë hetimet për aksidentin”, thuhet në përgjigjen e Zahitit.