Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, njofton se sot në moshën 65-vjeçare, ka vdekur profesor Idriz Binakaj.
Binakaj, për më shumë së tri dekada ka kryer detyrën e mësimdhënësit të gjuhës dhe letërsisë angleze në Shkollën Fillore “Jusuf Gërvalla” në Prapaqan, Shkollën Fillore “Sylë Alaj” në Drenoc, Shkollën Fillore “Lidhja e Prizrenit” në Deçan, Gjimnazin “Vëllezërit Frashëri” në Deçan, Gjimnazin “Kuvendin i Junikut” në Junik, dhe së fundi në Shkollën Fillore “Isa Boletini” në Isniq.
Ishte pjesë e lëvizjeve për çlirimin e Kosovës qysh në fillim të viteve ’90 të shekullit 20, dhe ka dhënë kontribut të çmuar në luftën për çlirimin e Kosovës.
Ishte ndër themeluesit dhe mësimdhënësit e parë në shkollën shqipe në Mamurras, shkollë kjo e themeluar në tendat e refugjatëve nga Kosova.
Profesor Idriz Binakaj, ishte anëtar shumëvjeçar i Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”, dega në Deçan.