Lajme

Vdes profesoresha universitare nga Mitrovica

06/24/2023 10:11
nga:Y I

Sot pas një sëmundje të rëndë ndërroi jetë Prof. Dr. asoc. Sadete (Quqalla) Pllana

Lajmin për vdekjen e profesoreshes universitare e kanë dhënë familjarët përmes një postimi.

Sipas njoftimit varrimi i të ndjerës do bëhet sot në fshatin Kçiq.

Njoftimi i plotë:

Sot, me datë 24.06.2023 bashkëshortja, nëna, motra, gjyshja jonë Prof. Dr. asoc. Sadete (Quqalla) Pllana pas një sëmundje të rëndë ndërroi jetë.

Varrimi do të bëhet sot, e shtunë, në kohën e Ikindisë, në orën 16:46, në varrezat e Lagjes Pllana, Kçiq i Madh, Mitrovicë.

E pamja mbahet 3 ditë (e dielë-e martë) në:

Bregu i Diellit, Rr. “Dëshmorët e Marecit” 176, Prishtinë (Lokacioni: https://maps.app.goo.gl/DZ5ucejzTGBJ5bW89?g_st=iw)

Do na mungosh përjetësisht dhe do të kujtojmë gjithmonë.