Ka vdekur në moshën 81-vjeçare, politikani i njohur gjerman, Wolfgang Schauble.
Anëtari i CDU-së, shërbeu në shumë pozita, edhe në atë të presidentit të Bundestagut.
Kjo ka shkaktuar pikëllim të madh në taborin e kristian-demokratëve të Gjermanisë.
Wolfgang Schauble, u lind më 18 shtator 1942 në Freiburg (tani Baden-Württemberg).
Ai studioi për drejtësi, por që herët u tërhoq nga politika.
Schauble iu bashkua CDU-së në vitin 1965.
Në vitin 1972 fitoi për herë të parë një mandat për Bundestag, ku shërbeu pa ndërprerje deri në vdekje.
Në qeverinë e Helmut Kohl, ai fillimisht shërbeu si kreu i Kancelarisë Federale dhe Ministri Federal për Detyrat Speciale.
Nga viti viti 1989 deri në 1991 ishte Ministër Federal i Brendshëm.
Po ashtu, politikani gjerman ishte edhe ministër i Drejtësisë dhe po ashtu ishte edhe ministër i Financave.
Pas zgjedhjeve federale të vitit 2017, Schäuble u zgjodh President i Bundestagut, posti i dytë më i lartë në shtet, si pasardhës i Norbert Lammert.