Cult

Vdes poeti Jorgo Papingji

03/22/2024 15:06
nga:N K

Ka vdekur në moshën 82-vjeçare poeti dhe autori i mirënjohur Jorgo Papingji.

Poeti Papingji ka lindur në Vlorë më 10 Qershor të 1942 dhe është autor e poet shqiptar i njohur edhe për vargjet e tij në këngë të shumta, rreth 4000 mijë të tilla.

Artisti Jorgo Papingji ka shkruar edhe 5 këngë fituese në “Festivalin e Këngës”, njëra prej të cilave ka marrë pjesë edhe në Festivalin Evropian “Eurovision” në vitin 2014.

Jorgo Papingji ishte dekoruar edhe me titullin “Mjeshtër i Madh”./tvklan