Ka vdekur personi i cili mbeti i ngujuar në makinën që u përfshi nga flakët në aksidentin me kombibusin në Preqevë të Klinës.
Lajmin për GazetaBlic, e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Personi i cili kishte mbetur i bllokuar në makinë e cila ishte përfshirë nga flakët bashkë me kombibusin ka vdekur. Vdekjen e tij e ka konfirmuar mjeku kujdestar”, tha Gashi për GazetaBlic.
Gashi më herët për GazetaBlic, bëri të ditur se kishte ndodhur një aksident në Preqevë të Klinës mes një veture dhe një kombibusi.
“Në rastin e aksidentit, në momentin kur ka ndodhur, veturat i ka kapluar zjarri dhe po dyshohet se një person ka mbetur brenda”, tha Gashi për GazetaBlic.
Klinë: Vetura e kombibusi aksidentohen dhe përfshihen në flakë – dyshohet se një person mbeti brenda


