Nxënësi Zejn Zejnullahu, që më herët u raportua si i zhdukur e më pas u gjet në lumin e Gadimes, fatkeqësisht ka ndërruar jetë.
Kjo u konfirmua nga mjekja kujdestare Dafina Basholli.
“Pacienti u pranua pa shenja jete. Përkundër masave reanimuese, ai nuk ia doli”, deklaroi ajo.
Lajmi është konfirmuar po ashtu nga të afërmit që i dolën në ndihmë.
“Pas një përpjekje të madhe që ju afruam ne, vendasit dhe mjekët, nxënësi jonë, Zejna nuk arriti të shpëtojë. Lusim Zotin e madh të mos ketë këso raste. Ngushëllime familjes!” shkroi Driton Shabiu.


