Ka ndërruar jetë njëri nga tifozët më të vjetër të skuadrës së Prishtinës, Azem Gicolli.
Për shumë dekada, Gicolli ishte pranë skuadrës nga kryeqyteti, si në ndeshjet si vendas e ashtu edhe në ato si mysafir, shkruan GazetaBlic Sport.
“Tē pikëlluar nga ndarja prej jetës të adhuruesit ndër më të vjetër të klubit, i shprehim ngushëllime më të dashurve të Azem Gicollit”, ka shkruar FC Prishtina në postimin e saj.
Në vitet e fundit, i ndjeri nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore, por përkrahja e tij për klubin nuk mungoi asnjëherë, madje ai shkonte edhe në stërvitje, sepse sipas tij, ndjente kënaqësi shpirtërore.
/GazetaBlic Sport/