Lajme

Vdes njëri nga të lënduarit në aksidentin në rrugën Prishtinë-Podujevë

05/14/2021 17:41
nga:M K

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e pasditës në fshatin Shakovicë në rrugën Prishtinë – Podujevë.

Këtë e ka konfirmuar për GazetaBlic, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, përcjell GazetaBlic.

“Sot rreth orës 14:00,në rrugën Prishtinë – Podujevë, ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku jane perfshirë dy automjete.

Si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor.Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha ndër të tjera Ahmeti.

Por, siç mëson Telegrafi, njëri prej personave të përfshirë në aksident, saktësisht ngasësi, ka ndërruar jetë. Dyshohet se i njëjti ka pasur probleme shëndetësore gjatë vozitjes, probleme këto që duket edhe të kenë çuar tek aksidenti.

LEXO EDHE:

Detaje tronditëse – Mësohet sesi u dhunua dhe drogua e reja në Prishtinë nga 5 persona për 6 ditë rresht

/GazetaBlic/