Ka ndërruar jetë një zyrtarë policorë, raporton GazetaBlic.
Bëhet fjalë për Samet Rexhepi.
Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë Sindikata e Policisë së Kosovës, përmes një postimit.
Postimi i plotë:
TELEGRAM NGUSHËLLIMI
E nderuara familje Rexhepi, të nderuar kolegë dhe miq,
Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të zyrtarit policor, Samet Rexhepi. Humbja e tij është e rëndë për familjen, kolegët dhe Policinë e Kosovës.
Në emër të Sindikatës së Policisë së Kosovës, ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta.
Samet Rexhepi do të kujtohet për përkushtimin dhe sakrificën e tij në shërbim të sigurisë.
Qoftë i paharruar kujtimi i tij!
Me respekt,
Sindikata e Policisë së Kosovës


