Një shtetase e huaja ka vdekur në Brezovicë, duke u goditur për një lis.
Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar Ardian Grazhda nga ekipi i kërkim-shpëtimit, i cili tha se kufoma vazhdon të jetë ende në vend të ngjarjes.
“Kufoma është ende tek vendi, ku po e presim prokurorin. Ka dalë jashtë pistët, e ka humbur kontrollin dhe është goditur për një lis. Burri i saj na ka treguar se shenja jete nuk ka. Janë shtetas të huaj”, tha Grazhda.