Lajme

Vdes një punëtor në Shkabaj, bie nga një lartësi

12/28/2022 13:19
nga:G B

Një punëtor ka vdekur pasi ka rënë nga një lartësi në fshatin Shkabaj.

Viktima nuk arriti të përballojë plagët e marra teksa vdekjen e tij e ka konfirmuar ekipi mjekësor në vendngjarje, njofton Klankosova.tv.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti tha se rasti po hetohet nga njësitë kompetente në koordinim me Prokurorinë dhe Inspektoratin e Punës.

“Rasti ka ndodhë në fshatin Shkabaj, ku një person dyshohet se ka rënë nga një lartësi dhe ka pësuar lëndime. Viktima mashkull, nuk ka arrit të përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Rasti po hetohet nga njësitet kompetente në koordinim me prokurorinë dhe Inspektoratin e Punës”, tha Ahmeti.