Lajme

Vdes një person nga një aksident në Gjakovë

01/24/2026 15:33
nga:Y I

Ekipet e Njësisë së Zjarrfikësve në Gjakovë kanë intervenuar të shtunën në një rast aksidenti në rrugën “Dan Polloshka”.

Intervenimi ka ardhur pas thirrjes emergjente.

Siç mëson gazetarja e Klan Kosova, Amantina Hasani, në vend të ngjarjen kanë dalë ekipet ku raportohet se është bërë tërheqja e një trupi pa shenja jete.

Sipas informacioneve, në vendin e ngjarjes janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme në koordinim me shërbimet tjera emergjente dhe organet kompetente.