Lajme

Vdes një person nga aksidenti në Drenas, tre të tjerë të lënduar

08/21/2023 13:47
nga:N M

Gjatë ditës së sotme ka ndodhur një aksident në Çikatovë të vjetër të Drenasit me pasoja fatale.

Lajmin për Gazeta Blic e ka konfirmuar zëdhënsja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Në aksident ka qenë i përfshirë, një automjet , ngasësi i të cilit për shkaqe të panjohura deri më tash,ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe është aksidentuar. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar katër persona, një prej tyre nuk ka arritur të përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë”, tha Ahmeti.

Aksidenti dyshohet të ketë ndodhur rreth orës 12:30.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në QMF (Qendrën e Mjekësisë Familjare) në Drenas.

Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor.

Krasniqi nga Gjakova flet për zgjedhjet në Veri: Në fund të muajit do ta kemi udhëzimin