Lajme

Vdes një person nga aksidenti në Bresje- Policia jep detaje!

12/30/2025 08:58
nga:Y I

Një person ka humbur jetën pasi është goditur nga një automjet mëngjesin e ditës së sotme në Bresje të Fushë Kosovës.

Lajmin e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.

Ahmeti tha se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

“Sot rreth orës 05:00, kemi pranuar informatën se në Bresje të Fushë Kosovës, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një automjet dhe një këmbësor. Si pasojë e aksidentit këmbësori ka mbetur i vdekur. Vdekja e viktimës (mashkull) është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, tha Ahmeti.

Raportohet për një aksident të rëndë trafiku në Fushë Kosovë