Një person ka vdekur në Zveçan, pasi dyshohet se kishte pësuar sulm në zemër, ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin 24-orësh.
Sipas policisë, rasti është raportuar më 25 shtator, rreth orës 15:00. Viktima, mashkull kosovar, ishte dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal në Mitrovicë të Veriut.
“Stafi mjekësor ka bërë përpjekje për ta kthyer në jetë, por viktima kishte ndërruar jetë”, thuhet në njoftim.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.
Rasti është duke u hetuar.


