Lajme

Vdes një person në spitalin e Gjakovës, rasti po hetohet

11/29/2024 09:56
nga:Sh R

Një person ka vdekur mbrëmjen e së enjtes në spitalin e Gjakovës ku edhe ishte i hospitalizuar.

Ky rast është duke u hetuar nga policia.

“Stafit mjekësor në spital ka raportuar se ka ndërruar jetë një mashkull kosovar i cili kishte qenë i hospitalizuar. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion. Rasti në hetime”.