Një person është arrestuar pasi i njëjti ka goditur me makinë viktimën mashkull kosovar, i cili ka ndërruar jetë nga lëndimet e marra.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:36 në Kjevë të Malishevës.
Njësitet relevante policore dhe mjekësore kanë konstatuar vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes.
Sipas policisë, deri të aksidenti ka ardhur pasi drejtuesi i makinës nuk i ishte përshtatur kushteve të rrugës dhe shpejtësisë së caktuar.
I dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për Obduksion.