Një person në Lipjan ka vdekur pasi traktori të cilin ishte duke e drejtuar është aksidentuar, raporton GazetaBlic.
Në raport thuhet se si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar edhe një person tjetër, i cili është dërguar në tretman mjekësor.
Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar dhe se trupi i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime vdekjeprurëse pasi traktorin te cilin ishte duke e drejtuar është aksidentuar. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar edhe një pasagjer mashkull kosovar i cili është dërguar në tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.