Një person ka vdekur si pasojë e aksidentit mes një kamioni e dy veturave në Grackë të Vogël të Lipjanit.
Lajmin për GazetaBlic, e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili tha se një person tjetër është dërguar në QKUK për trajtim.
“Nga informatat e para bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë një kamion dhe dy vetura. Si pasojë e aksidentit, një person ka humbur jetën ndërkaq për shkak të lëndimeve të marra nga aksidenti një person është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor”.
“Për shkak të aksidentit janë krijuar vështirësi qarkullimi në segmentin rrugor Lipjan-Shtime-Topliqan – Bujan”, tha Borovci për GazetaBlic.
Tutje, ai tha se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësia rajonale e trafikut ku ka nisur hetimin lidhur me rrethanat e aksidentit dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme për lehtësimin e qarkullimit dhe ridrejtimin e trafikut.