Një grua me inicialet M.Zh., nga Gushterica e Poshtme e Komunës së Graçanicës, ka ndërruar jetë sot në Qendrën Spitalore Klinike në Prishtinë, pasi burri i saj e kishte rrahur duke i shkaktuar lëndime të rënda.
Kështu ka bërë të ditur për teve1.info drejtori i Qendrës Emergjente në Prishtinë, Naser Syla.
“Fatkeqësisht, ajo ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm. Ajo kishte një hemorragji në tru nga lëndimet e rënda, dhe ne nuk mundëm ta operonim në atë gjendje. Ajo ishte në makineri 24 orë në ditë”, tha Syla.
M.Zh., ishte pranuar në gjendje të rëndë mbrëmjen e 31 korrikut.
Policia e Kosovës ka konfirmuar se bashkëshorti i saj me iniciale D.Zh. është ndaluar dhe se ka nisur hetimet për këtë rast.