Lajme

Vdes një grua në Pejë, konsumoi domestos

08/12/2022 19:35
nga:Genita C

Një grua ka vdekur sot në Vitomericë të Pejës, pasi e njëjta ka konsumuar lëndë helmuese.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Sipas tij, viktima ka konsumuar domestos.

“Me datën 11.08.2022, Policia është njoftuar nga Spitali se është paraqitur një grua e cila ka konsumuar domostos, dhe sot me datën 12.08.2022 nga ekipi mjekësor jemi informuar se e njëjta si pasojë e konsumimit të këtyre substancave ka ndërruar jetë”, tha Rugova.

Vdekjen e saj e ka konstatuar Ekipi i Mjekësisë Ligjore, ndërsa trupi i pajete është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.