Lajme

Vdes një femër në shtëpinë Integruese në Ferizaj

09/29/2022 09:01
nga:Y I

Një paciente në shtëpinë Integruese në Ferizaj, pas raportimeve thuhet se ju ka keqësuar gjendja dhe ka vdekur.

Rrethanat e vdekjes ende nuk dihen.

Ndërsa, trupi i viktimës është dërguar për obduksion.

“Ferizaj 28.09.2022 – 04:22. Është raportuar se një pacienteje femër në shtëpinë Integruese, i është keqësuar gjendja dhe ka vdekur. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë.