Një femër nga Gjakova ka vdekur në QKUK.
Ajo ishte duke u trajtuar nga 23 marsi i këtij viti, ndërsa ka vdekur të martën për çka Policia ka nisur hetimet .
“Në lidhje me rastin është raportuar se viktima femër kosovare e cila ishte duke u trajtuar në QKUK, me 28.03.2023 ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë.


