Lajme

Vdes një 79-vjeçar në Durrës derisa ishte duke u larë në det

08/23/2024 17:54
nga:Y I

Një 79 vjeçar ka humbur jetën teksa po lahej në det në Durrës.

Sipas policisë, dyshohet se i moshuari ka pësuar arrest kardiak kur është futur për t’u larë, shkruan Abcnews.al.

“Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00, në lagjen nr. 13 në vendin e quajtur “Rrota Kuqe”. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të humbjes së jetës”, thuhet në njoftimin e policisë.